Gafa e kryebashkiakut socialist para zgjedhjeve: Do bëjmë kënd lojërash për moshën e tretë
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka bërë një gafë teksa thotë se në zonën e rindërtimit nga tërmeti do ketë dhe një kënd lojërash për moshën e tretë. Me sa duket gjyshërit dhe gjyshet do bëjnë garë me nipat se kush të luajë më shumë në këndet e premtuara të lojërave.
“Jemi dhe në përfundimin e rehabilitimit të kësaj zone ku do ketë me kënd lojërash, me lulishte për të gjitha moshat dhe për moshën e tretë që mund të lozin dhe mosha e tretë. Në zonën e rindërtimit kemi përfunduar dhe shkollën, kopshtin dhe çerdhen”, tha Suli.
.
KOHA JONË SONDAZH

