Gafat dhe lapsuset, ministrja Bora Muzhaqi: Qesh edhe vetë kur i dëgjoj, por do mësoj
Gafat apo lapsuset, e shoqërojnë kudo ministren e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi. Vetë ajo ka pranuar se qesh me gafat që thotë publikisht. Në një intervistë për ”Report Tv”, ajo thotë se ka problem me prezantimin e vetes në publik, por siguroi të gjithë se në punën e saj si ministre nuk bën as gafa dhe as lapsuse.
”Gazetarët dhe këta që komentojnë i kuptoj, se dhe mua vetë më vjen për të qeshur kur i dëgjoj komentet dhe lapsuset që mund të kem bërë. Por nuk kam pasur eksperiencë më para që të më jetë dashur të prezantoj veten në aspektin mediatik.
Patjetër që kjo është eksperiencë që fitohet me kohën, përpiqem fort kur më vijnë gazetarët me mikrofon para që të mos bëj gabime, por sërish bëj.
Si thotë populli ”Sa të rrosh do mësosh”. Një gjë është e sigurt, bëj lapsuse dhe gafa kur flas, por në punën time nuk bëj as lapsuse dhe as gafa”,-tha Muzhaqi ndër të tjera në fjalën e tij.