Galdini: Janë edhe 870 ushtarakë me grada që duan të largohen

Politikani Arian Galdini, i ftuar në edicionin e lajmeve të Syri.net, ka bërë një deklaratë bombastike, ku theksoi se 870 ushtarakë me gradë të lartë duan të largohen nga vendi.

Sipas tij kjo situatë është alarmante, pasi askush nuk beson më tek kjo qeveri dhe e ardhmja është e pasigurtë.

‘Janë 870 ushtarakë me grada që kanë bërë kërkesën për tu liruar nga detyra. Nëse kjo është e vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Por nëse dhe 870 ushtarakë duan të largohen nga detyra sepse duan të ikin nga vendi është një skandal shumë i madh’, deklaroi Galdini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Intervista ne Syri.Net i ftuar ne studio Arian Galdini

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?