Gallatë në Kuvend/ Noka qesh me Spiropalin, Berisha e përshëndet me dorë

Seanca e sotme plenare ishte e pritshme se do kishte debate të forta mes qeverisë Rama dhe opozitës pas debatit që ka përfshirë skenën politike në fund të marsit, për taksën në Rrugën e Kombit.

Pas replikave të ashpra mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, në foltore është ngritur ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kishte ngatërruar Shehajn me Spiropalin, lidhur me aktin e anulimit të kontratës me kompaninë Rapiskan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur Berisha po largohej nga salla, Spiropali nga vendi vendosi t’i kthejë përgjigjen duke i thënë se kontrata me Rapiskanin ishte e turpshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kohë deputeti Flamur Noka, vazhdoi të qeshte, ndërkohë që Berisha u largua duke e përshëndetur me dore.

“Ti nxjerr dy argumente, i pari droga dhe patriotizmi i rreckosur. Argumenti i parë po ju them se kontrata e Rapiskanit është kontrata më e turpshme e bërë në Republikën e Shqipërisë, dhe ajo kontratë është në hetim në SHBA”, tha Spiropali.

(Berisha largohet nga salla duke përshëndetur me dorë.)

Spiropali: Mirupafshim doktor!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?