Gara dhe alkool, policia: Të gjithë moralizojnë kur ka aksidente por…(VIDEO)

Policia e Shtetit ka vazhduar me kontrollet e drejtuesve të mjeteve gjatë natës. Kësaj here kontrollet u zhvilluan në autostradën Tiranë-Durrës ku 5 drejtues mjetesh u arrestuan, 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për mospajisje me leje drejtimi. Policia thotë se sa herë ka aksidente rrugore të gjithë moralizojnë por në rrugë harrojnë dhe në fundjavë ka garë dhe alkool.

”Nuk ka shpjegim dhe aq me tepër kuptim, se si shumë të rinj dhe të reja edhe pas sensibilizimeve të njëpasnjëshme apo kontrolleve të panderprera nga Policia Rrugore, edhe pse në media apo rrjete sociale lexojnë e shikojnë ngjarje rrugore me pasoja fatale, shumica e të cilave janë për shkak të vetëbesimit të tepruar dhe neglizhencës gjatë drejtimit të mjetit, përsëri nuk hezitojnë që investimin e prindërve të tyre në mjete motorrike, ta kthejne në një “armë vrasëse” me rrota që pret të shtypë te pafajshmin e radhës”, thuhet në mesazhin e Policisë.

Policia bën me dije se në vetëm dy orë monitorim me agjentë civile, u konstatuan dhe u ndëshkuan 10 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht ne qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi. 3 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nëpërmjet sistemit të shkarkimit të gazrave dhe u pezulluan 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë u tërhoqën 12 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, matur me radar në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe u proceduan 7 drejtues mjetesh për xhama të errët. Nga an tjetër, 5 drejtues mjetesh u arrestuan, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi. U shoqëruan 8 automjete me targa regjistrimi të një shteti tjetër, me qëllim verifikimin e tyre nga strukturat e tjera policore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj dhe Policia përçon mesazhin se është koha që të gjithë tu tregojnë vendin atyre që cënojnë sigurinë e jetës, me të gjitha format e mundshme sociale dhe ligjore.

”Është e pafalshme për këdo që konstaton shkelje të tilla në vende të populluara dhe pret një reagim vetëm nga policia, është koha që të gjithë tu tregojnë vendin atyre që cënojnë sigurinë e jetës, me të gjitha format e mundshme sociale dhe ligjore”, thotë më tej mesazhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?