Gara e 14 majit, 20 kryebashkiakë të PS nuk do të rikandidojnë

Kryeministri Edi Rama ka nisur prej më shumë se një jave, një tur në mbarë Shqipërinë, ku ndër të tjera po rikonfirmon edhe kryebashkiakët që më 14 maj 2023 do të kërkojnë të ruajnë karrigen.

Këtë të premte kryeministri nuk kurseu lëvdatat për kryetarin e bashkisë Bulqizë, Lefter Alla. “Kryetari i bashkisë meriton të përgëzohet se është ndër të paktët kryetar bashkie, që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia është i gjithë territori brenda perimetrit të saj, por edhe bashkia në raport me fshatin”, tha Rama.

”Euronews Albania” ka mësuar se kryesocialisti do t’u besojë rikandidimin rreth 60 % të kryebashiakëve aktualë. Nga 59 kryetarët e bashkive socialiste, mësohet se rreth 20 prej tyre nuk do t’u besohet një tjetër mandat.

I vetmi që është deklaruar publikisht që nuk do të jetë në kandidim është Dritan Leli në Vlorë. Rikonfirmimi pritet edhe kryetarin e bashkisë Lezhë, Fier, Lushnjë, Cërrik, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Shijak.

SHKARKO APP