Gara e 14 Majit, aktivistja: Belind Këlliçi nuk kërkon fitore, por…
Aktivistja Rezarta Çaushaj, thotë se kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi nuk po futet në zgjedhje me synimin për të fituar, por për të rritur profilin e tij publik. Ajo shtoi se nëse do të donte vërtet Belindi të fitonte zgjedhjet përgatitjet do i kishte filluar që prej 4 vitesh, pasi tashmë është shumë vonë për të.
“Kandidati i partisë kryesore të opozitës normalisht duhet të futej në garë për të fituar. Ashtu siç e shikoj unë ai nuk është futur në garë për të fituar, por për të rritur profilin e tij publik.
Në këtë rast e ka të lehtë të bëjë edhe premtime të cilat nuk janë të realizueshme, siç janë premtimi i transportit falas. Të paktën në mënyrën se si ai do ta realizojë.
Strategjia e fushatës së tij, ai deri në këto momente nuk ka një plan, ndërkohë kryeqyteti është një bastion i majtë fushata e tij do duhej të kishte nisur katër vite me parë, jo gjashtë muaj më parë, jo një vit më parë, nëse do donte të kishte shanse për të fituar. Është vonë zoti Këlliçi për të fituar Bashkinë në Tiranë”,-tha për ”Euronews Albania”.