Gara e 6 marsit, Majlinda Angoni jep dorëheqjen si Prefekte e Shkodrës: Sot nis një sfidë e madhe
Majlinda Angoni është kandidatja e PS-së për bashkinë e Shkodrës, dhe duke marrë shkas nga zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Angoni sot ka dhënë dorëheqjen si Prefekte e këtij qarku. Siç edhe ka treguar përmes një postimi në rrjetin social facebook, se i ka përcjellur kryeministrit Edi Rama dorëheqjen për t’i hapur rrugë kandidaturës. ”Sot nis një kapitull të ri në jetën time profesionale dhe publike duke marrë një tjetër përgjegjësi të madhe siç është sfida, për kandidimin në bashkinë e Shkodrës për të përmbushur më shumë sfidat që kanë banorët e Bashkisë Shkodër. Mirënjohje dhe falenderim për mbështetjen e pakushtëzuar tuajën”,-shkruan në facebook.
Postimi i plotë
Pas një periudhe intensive në drejtimin e Prefekturës të Qarkut Shkodër, i kam përcjellur sot kryeministrit Rama dorëheqjen time nga ky funksion publik për t’i hapur rrugë kandidaturës time për kryebashkiake të Bashkisë Shkodër në zgjedhjet vendore të 6 Marsit 2022. Mbajtja e detyrës së prefektit të Qarkut të Shkodrës ka qënë për mua nder, privilegj dhe përgjegjësi.
Jam ndjerë vërtet e nderuar të ushtroj këtë funksion publik në vendlindjen time, për t’i shërbyer e për t’iu përgjigjur nevojave të çdo qytetari i kudo ndodhur në gjithë territorin e qarkut. Ndonëse në një periudhë të ngjeshur, edhe pse intensive kam vënë në dispozicion të gjithë potencialin tim me gjithë forcat e mia për të qënë në lartësinë e detyrës.
Menaxhimi i mirë i emergjencave stinore, krizës së përmbytjes dhe situatës së zjarreve që prekën territorin e qarkut, lobimi për hapjen e rrugës së Thethit që pas 30 vitesh e bën këtë destinacion të aksesueshëm për turistët dimëror, si dhe sigurimi i asistencës teknike dhe mbështetjes financiare nga donatorë vendas e të huaj për të mbështetur logjistikën tonë të emergjencave civile janë disa nga kompetencat e Prefektit që i kam përmbushur me sukses.
Mirënjohës çdo punonjësi të këtij institucioni që nuk ka kursyer në asnjë moment devotshmërinë dhe përgjegjësinë që i ka dhënë detyra. Sot nis një kapitull të ri në jetën time profesionale dhe publike duke marrë një tjetër përgjegjësi të madhe siç është sfida, për kandidimin në bashkinë e Shkodrës për të përmbushur më shumë sfidat që kanë banorët e Bashkisë Shkodër. Mirënjohje dhe falenderim për mbështetjen e pakushtëzuar tuajën!
KOHA JONË SONDAZH

