Gara e Maratonës Ndërkombëtare bllokon për tre orë aksin Korçë- Pogradec
Pogradec- Gara e Maratonës Ndërkombëtare Lin -Pogradec dhe Pogradec – Tushemisht ka bllokuar për gati 3 orë aksin nacional Korçë- Pogradec- Qafë Plloçë si dhe lëvizjet në rrugën Pogradec- Tushemisht.
Kjo ka ardhur sepse atletët e kësaj maratone do të vraponin në këtë aks dhe rrugë nacionale të Pogradecit dhe Tushemishtit. Vargu i autmjeteve ka shkuar nga Lini deri në qytetin e Prrenjasit, ndërkohë që nga Pogradeci rruga ka qënë kilometrike deri në Qafë Plloçë edhe më tej.
Për të pasur një garë normale me pjesmarrjen e më shumë se 600 atletëve nga Shqipëria, Kosova dhe shumë vende të Evropës Policia e Korçës kishte marrë masat e duhura për të mos pasur incidente gjatë kësaj Maratone.
Policia e juglindjes një ditë më parë kishte lajmëruar të gjithë drejtuesit e mjeteve se ditën e shtunë nga ora 19:00 deri në orën 21:00 këto akse rrugore do të bllokoheshin për garën e Maratonës.
Bllokimi i rrugës nuk është pritur mirë nga drejtiesit e mjeteve të cilët herë pas here i binin borive në shenjë revolte ndaj bllokimit të rrugës. Akset rrugore janë bërë të kalueshme vetëm pas orës 21: 20 min atëherë kur kanë përfunduar dy garat e kësaj Maratone.
KOHA JONË SONDAZH

