Gara në 2025, deputeti PD, Sula: Kolegët e mi po shohin ëndrra me sy hapur për të qenë në listë, unë jam për qejf
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula teksa flet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 2025 dhe për listat që do të jenë në dorën e kryetarit të partisë, thotë se kolegë të tij kanë filluar t’iu dalin listat në ëndërr.
“Garantoj se në ato listat e hapura nuk ka shanse të fitojë askush. I kam bërë unë llogaritë. Sipas zgjedhjeve të vitit 2021, afro 12 deputetë i bien nga listat e hapura. Unë e përgjysmoj, e çoj te gjashta ose edhe më poshtë. Unë po të jem te lista e hapur, edhe me 30 mijë vota nuk hyj në Parlament. Kështu është llogaria. Por, nëse i bën llogaritë sipas Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit, listat janë shumë të hapura.
Ethet e listave kanë filluar. Shumica e kolegëve të mi shohin ëndrra natën se ku janë, a kanë hyrë apo jo te lista. Unë për vete jam në kokërr të rehatit, jam shpirt i lirë, në qetësinë më të admirueshme që kam si person”, thotë Sula. Me tej ai la të kuptohet se ky Kod Zgjedhor për lista të garantuara mbetet pjesë e marrëveshjes së fshehtë Rama-Berisha, paçka se bëjnë sikur po “coptohen”.