Gara në Elbasan përballë Ballës dhe Bardhit, Hajdari: Ata nuk kanë përmbushur premtimet

Deputetja Rudina Hajdari ka vendosur të garojë nën siglën e Nisma Thurje në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari ka rrëfyer arsyen pse ka garuar në Elbasan. Largësia e Elbasanit me Tiranën është 20 minuta dhe kjo e ka bindur të garojë atje, sipas saj për t’i dhënë më shumë vëmendje.

”Është një qark 20 minuta jashtë Tiranës dhe duhet të ketë më shumë vëmendje. Duke parë dhe rrënjët që kam aty. Potencialin ekonomik që ka. Dhe shumë gjëra të tjera për të cilat ne duhet të punojmë fort për ti dhënë një fytyrë më të bukur, për të gjithë ata elbasanllinj që duan të qëndrojnë aty”.

Nga ana tjetër ajo ka folur edhe për garimin e Taulant Ballës përballë Gazment Bardhit, duke thënë se të dy nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre.

”E shikoj si një sfidë që duhet patjetër punuar. Ata nuk kanë përmbushur premtimet që kanë bërë gjatë fushatave elektorale. Kjo më jep besim për të krijuar një profil sa më të besueshëm. Qarku i Elbasanit është një nga qarqet më të varfëra”,-tha Hajdari.

SHKARKO APP