Gara për bashkitë, Mziu mesazh Berishës: I gatshëm të lë mandatin e deputetit për Kamzën
Deputeti demokrat, Xhelal Mziu thotë se është i gatshëm për të lënë mandatin e deputetit për t’ia kthyer demokratëve Kamzën, nëse në zgjedhjet lokale nuk do të ketë ndonjë konkurrent që të mund Rakip Sulin.
Pyetje: A mund t’i bashkonte Xhelal Mziut demokratët në Kamëz?
Mziu: Jam i fokusuar te qarku i Dibrës, për të mos ia kthyer rilindjes.
Pyetje: Do ishit i gatshëm të linit mandatin e deputetit?
Mziu: Po pra, qëllimi im kryesor është që të japë kontributin tim në drejtim të PD-së për t’u bërë mazhorancë në raport me socialistët. Jam i angazhuar dhe në Dibër e në Kamëz. Nëse nuk do të ketë ndonjë konkurrent që do ta mund rilindasin që është sot, jam i gatshëm për t’ia kthyer demokratëve Kamzën.
Pyetje: Duke lënë mandatin e duke kandiduar?
Mziu: Patjetër që po.