Gara për BKH-në dhe “makina e së vërtetës”, Yuri Kim: Hap i rëndësishëm për drejtësinë

Certifikohen ekspertët që do të përdorin “makinën e së vërtetës” për kandidatët për kreun e BKH-së. Mësohet se ky proces do të drejtohet nga kreu i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.

Smbasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, pjesë e ceremonisë, ka deklaruar se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

”Përparimi i Reformës së Drejtësisë është për të ardhen tuaj. Përparimi i reformën në drejtësi është një hap i rëndësishëm. Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Kjo njësi do të kryejë kontrolle për kandidatët e BKH-së. Drjetor Rrumbullaku tani ju takon juve që të drejtoni këtë proces, por janë e sigrurt që ju do ja dilni mbanë. Shtetet e bashkua qëndorjnë vendosërisht pranë Shqipërisë”.

SHKARKO APP