Gara për BKH, nga 37 kandidatë vetëm 28 kalojnë kushtet e sigurisë për hetues
Certikohen 28 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Nga 37 kandidatë që ishin në garë, pas verifikimit nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës vetëm 28 kandidatë kanë kaluar kushtet e sigurisë, ndërsa 9 të tjerë jo.
Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen.
Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në website-in e BKH-së, (BKH.al).
Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjet e dy) pozicionet “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në website -in e BKH-së.