Gara për FBI-në shqiptare, 200 kandidatë bëjnë testin logjik: Guximin të luftojë krimin

Në garë për agjentë të FBI-së shqiptare janë 200 kandidatë, të cilët kanë përfunduar testin logjik i cili po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Njëri prej tyre shprehet se ka besim te institucionet e reja të drejtësisë dhe guximin e mjaftueshëm që të luftojë krimin dhe korrupsionin.

Në këtë garë konkurruan 653 kandidatë ndërsa 229 u skualifikuan nga vendimi i parë prej komisionit në përbërjen e tre prokurorëve të SPAK, Vladimir Mara, Dritan Prençi, Enkeleda Millonai. Në përfundim të fazës së dytë kandidatët do t’i nënshtrohen për të vazhduar garën testit fizik, e në fazën e tretë testit me makinën e të vërtetës.

Në finale 60 fituesit do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u trajnuar nga agjentët e FBI përgjatë një muaji. Agjentët e byrosë kombëtare të hetimit do të jenë në varësin e prokurorëve të SPAK për të hetuar e mbledhur prova për korrupsion, pastrim parash, grupe kriminale dhe terrorizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?