Gara për Komisionin e Reformës – Vishaj: Vetting-u zbuloi magjistratë me precedentë të rëndë

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka thirrur të hënën 9 kandidatët për  anëtarë të Komisionit të Pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të  drejtësisë”. Kandidatët paraqitën para deputetëve përvojat e tyre profesionale dhe veçanërisht njohjen me reformën në drejtësi e organet e saj.

Ndër emrat më të njohur të kandidatëve ishte ai i Avokatit Saimir Vishaj, i cili foli me gjuhë mjaft të ashpër ndaj magjistratëve me probleme të rënda me drejtësinë, të shkarkuar nga Vetting-u.

Komisionit të Pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të  drejtësisë do të përbëhet nga 5 anëtarë dhe do operojë me kohë të pjesshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?