Gara për Korçën, kandidatja e PD-së: Lista është pritur mirë nga qytetarët
Kandidatja e PD në Korçë, Sorina Koti theksoi se fushata për 25 prillit po pritet mirë nga qytetarët e këtij qarku. Ajo u shpreh në ”Euronews Albania”, se emrat e prezantuar nga PD-ja për qarkun juglindor janë pritur në mënyrë pozitive nga qytetarët.
“Fushata mund ta them me bindje se është shumë pozitive lista e kandidatëve për deputetë është pritur mirë nga strukturat, por edhe nga vetë qytetarët”, tha ajo. Mes tjerash, Koti thotë se fushata po zhvillohet ndryshe pasi nuk lejohen grumbullimet masive për shkak të epidemisë së Covid-19.
”Na ka bërë më të afërt me njerëzit, pasi ne jemi në çdo moment nëpër rrugët e qytetit, nëpër zonat rurale, por në kontakt shumë të ngushtë. Mbledhim problematikat në këto kontakte, që janë papunësia dhe emigracioni etj”.