Gara për KQZ-në, Zguri del përballë Komisionit/Habitet Gjiknuri: Ç’ne prapë këtu ti, njeriu do pak pushim

Ish-kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka qenë ditën e sotme përball Këshillit të Posaçëm në garë për një vend drejtues në institucionin që ai drejtonte para pak kohësh. Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Zgurit nuk i janë bërë pyetje por vetëm i është përgjigjur batutave të Gjiknurit.

Pjesë nga biseda

Damian Gjiknuri: Klement ç’ne prapë në KQZ? Ti je poster në KQZ sa kam unë që merre me zgjedhje. Njeriu do pak pushim…

Klement Zguri: Është gjëja që di të bëj më mirë. Kam 27 vite dhe besoj që vlen për t’u konsideruar.

Damian Gjiknuri: Kur e dhe dorëheqjen.

Klement Zguri: Ka nja 10 ditë.

Damian Gjiknuri: Mirë! S’kemi pyetje se të njohim.

SHKARKO APP