Gara për kreun e AMA, Vokshi: Karrigia nga babai te djali

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, përmes një postimi në facebook, ka reaguar për garën e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

”Gara për kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive ka degjeneruar. Ai që Rilindja ka projektuar si kryetar është djali i babit që lëshoi karriken në AMA për t’u bërë drejtor pensionist në Bibliotekën Kombëtare. Tani vendin do e zërë i biri, duke vijuar besnikërinë dhe përuljen ndaj udhëheqjes. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Dy kandidatët që paraqitën aplikimin në parlament për postin vacant të kryetarit të AMA ishin të dy zëdhënës ministrish. ”Fatosat” e partisë janë gati për të marrë shpërblim dhe të bëjnë kamikazin për uzurpimin e tregut të medias audiovizive, për të penguar me çdo çmim fjalën e lirë dhe për të burgosur e sakatuar gazetarët. T’i bëjnë të 99-at medias, për “ta rilindur” dhe atë, siç po bëjnë me “sukses” kudo””,- deklaron Albana Vokshi.

SHKARKO APP