Gara për kreun e PD, Kadilli: Dua një debat publik me Bashën

Kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli i kërkoi sot Lulzim Bashës një debat publik. Nga ana tjetër, ai ka renditur 5 pika të cilat i adreson ndaj Kryesisë që do të mblidhet sot në orën 18:00.

“Kryesisë së PD i drejtoj një kërkesë. Duke qenë i qartë për gjendjen ku ndodhet PD, si forca kryesore e opozitës, duke pasur parasysh tronditjen e rezultateve dhe fenomeneve të zgjedhjeve, duke qenë i bindur për peshën e kryetarit të PD, me bindjen e patundur se forca e PD qëndron te demokratizimi dhe hapja, i kërkoj kryesisë së PD: Të miratojë formalisht kërkesat për kandidim nga ato që kanë ardhur.

2. Të miratojë modalitetet dhe procedurat për organizimin e aktiveve të zgjeruara në degë, ku bashkërisht me kohë të barabartë dhe me kushte të barabarta, çdo kandidat të komunikojë me anëtarësinë.

3. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, të ngri e gjithë administrata e PD.

4. Çdo kandidati që do të miratohet t’i jepet lista e plotë e anëtarësisë, jo e filtruar.

5. Të organizohen 3 debate të hapura për publikun mediatike, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, me të gjithë kandidatët në Vlorë. I kërkoj Bashës një debat publik, ashtu siç ai i kërkoi Ramës”, u shpreh Kadilli.

SHKARKO APP