Gara për kreun e PD-së! Berisha: Lojërat e Ramës na kanë dëmtuar, por kanë dështuar
Enkelejd Alibeaj që ishte kreu i komanduar i PD-së, ku edhe gjykata i njohu vulën gripit të tij, sot është deputet i thjeshtë. Lulzim Basha është rikthyer dhe Sali Berisha nuk tërhiqet, edhe pse mori rezultatin më të dobët në zgjedhje.
Sali Berisha nuk dha një përgjigje konkrete nëse do të garojë për të marrë postin e kreut të PD-së në mënyrë ligjore, në një kohë që Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen.
“PD është e qartë se ku është. Sa i përket lojërave të Edi Ramës, sigurisht kanë dëmtuar por kanë dështuar. Qëllimet e tyre do të dështojnë”, tha Berisha.