Gara për kreun e PD-së, Edith Harxhi zyrtarizon kandidaturën

Edith Harxhi është zyrtarisht rivalja e dytë e Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD-së, në zgjedhjet që do të zhvillohen më 13 qershor. Harxhi është përfaqësuesja kryesore e ”Grupimi për PD”, ku bëjnë pjesë edhe ish-presidenti Bujar Nishani, dhe figura të tjera të PD-së, si Arben Imami.

”Duhet të jetë një garë e hapur, transparente dhe e barabartë. Deri tani nuk është një garë e tillë. Shpresojmë shumë që PD-ja të rikthehet në vlerat që ka pasur, të konkurrencës së barabartë dhe të transparencës”, tha zonja Harxhi. “Ky është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe mendojmë që ajo që ofroj unë dhe ne si grup është një reformim i thellë i PD-së mbi idealet e vitit 1990-91, PD ka nevojë për një fillim të ri sa më parë”,-tha për mediat.

Grupi në fjalë ka zhvilluar një mbledhje gjatë paradites, ku me sa duket është vendosur edhe zgjedhja e zonjës Harxhi si kandidate. Më parë gjatë ditës, edhe Fatbardh Kadilli zyrtarizoi kandidimin e tij kundër Bashës.

SHKARKO APP