Gara për kryetar në PD, pikat që ”përjashtojnë” Berishën

Partia Demokratike ka publikuar kriteret që i duhen kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 29 korrikut. Janë përfshirë edhe dy pika që e bëjnë të pamundur futjen në garë të Sali Berishës.

”Kandidati për kryetar të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit” dhe kandidati duhet ”të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike”. Prej shtatorit të vitit 2021, Berisha është i përjashtuar zyrtarisht nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes së tij ”non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit Parlamentar të PD-së, ku ishin të pranishëm 12 deputetë, tha se në PD për procesin e zgjedhjes së kryetarit po veprohet sërish sipas interesit. Sipas tij, Kryesia ka shkelur statutin dhe kjo gjë vetëm e dëmton PD-në.

”Siç jeni në dijeni një pjesë e Kryesisë së PD e rrëzoi platformën e ri ngritjes nga baza në qendër duke i hapur rrugë zgjedhjes së menjëhershme të kryetarit të partisë. Vendimet e marra nga Kryesia dëshmojnë pasiguri dhe se zgjidhin situatën e PD-së së fundmi. Edhe sot, grupi parlamentar e sheh të gabuar dhe të nxituar”,-tha Bardhi.

SHKARKO APP