Gara për kryetaren e forumit të gruas në PD, Duma: Nuk duhet një strukturë varësie

Grupi i punës i mandatuar nga Lulzim Basha për zgjedhjen e kryetares së re të Lidhjes Demokratike të Gruas ka nisur punën. Nënkryetarja Grida Duma foli për nevojën e krijimit të një forumi të pavarur nga partia por të hapur drejt shoqërisë me frymë kritike.

Në takimin e organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, përfaqësueset e Partisë Demokratike dakordësuan për një agjendë takimesh në të gjithë vendin, deri në finalizimin e procesit të zgjedhjes së kryetares së gruas përmes parimit një anëtar një votë.

Kryetarja e këtij forumi aktualisht është Albana Vokshi, e cila thotë se ky ishte një vendim arbitrar, uzurpues dhe qesharak, i njoftuar vetëm me një telefonatë. Për të Basha po mundohet të vërë nën kontroll edhe këtë forum, duke dhunuar me arrogancë punën e strukturave të LDG-së.

SHKARKO APP