Gara për Tiranën, Xhaçka: Veliaj ka mbështetjen e qytetarëve, meriton të rikandidojë
Pas Damian Gjiknurit, Erion Braces, Ervin Bushatit, edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është shprehur pro rikandidimit të Erion Veliajt për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.
Dhe kjo nuk është thjesht një dëshirë e saj, por një qëndrim që bazohet te puna që ai ka bërë në këto 3 vite të para në krye të bashkisë më të madhe në vend.
“Erion Veliaj ka të gjitha meritat për të qenë kandidati i ardhshëm i Tiranës”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në emisionin “Repolitix” në Report Tv.
E pyetur nëse Veliaj ka suportin e strukturave të PS për të qenë sërish në garë për mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Xhaçka tha se ai ka mbështetjen e qytetarëve për punën e palodhur gjatë këtyre 4-viteve.
“Z.Veliaj, sipas të gjitha sondazheve, sipas mbështetjes që ka nga qytetarët, punën e vet të palodhur, i ka të gjitha arsyet dhe meritat për të qenë kandidati i ardhshëm i Tiranës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
KOHA JONË SONDAZH

