Gara shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës! Hiqen 15 patenta brenda natës
Ashtu si për çdo fundjavë, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle gjatë tërë natës së të premtes deri në orët e para së të shtunës në autostradën Tiranë-Durrës, respektivisht në të dyja anët e saj. Mësohet se gjatë motitorimit nga ana e bluve, rezulton se 15 Leje Drejtimi janë pezulluara për shpejtësi deri në dyfishin e limit të lejuar në këtë rrugë.
Ndër të tjera policia iu jep mesazh të qartë drejtuesve, se nëse ata nxitojnë do përfundojnë tek policia, ose akoma më keq do aksidentohen. Po ashtu, bëhet e ditur se një 25-vjeçar, me shpejtësi 170 km/h është kapur gjatë ndjekjes nga patrullat e Policisë Rugore pasi nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i bërë shenjë ndalimi.
MESAZHI I POLICISË
Nxitimi të çon në ???♀ apo më keq akoma në?
Vijon kontrolli me Radar ?, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara
Pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, jo vetëm në fundjavë por çdo ditë, ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri ne 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 141 km/h deri 170 km/h ✈ ?❗❗❗❗❗❗
25 vjeçari, me shpejtësi 170 km/h kapet gjatë ndjekjes nga patrullat e Policisë Rugore pasi nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i bërë shenjë ndalimi.
?? 15 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi deri në dyfishin e limit të lejuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.
? shpejtësisë✈️✈️?️ se destinacioni ? ❓❓❓❓❓❓?
Mos nxitoni ✈️për tê arritur fundin?, apo ?✍??♀,
Shpejtësia ✈️?️ vret jetë.
Shijoje fundjavën, por respekto rregullat e qarkullimit, se pastaj do të vuash mungesen e patentës në rastin më të mirë dhe ? në rastin më të keq.
Siguria rrugore një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit për vitin 2020.