Garancia sovrane, shtyhet afati i aplikimeve për kredi

Bizneset do të kenë afat për të aplikuar për kredi nga garancia sovrane deri më 20 qershor. Vendimi është bërë i ditur nga ministrja e Financave, Anila Denja. Në kreditë përmes garancisë sovrane për pagat e sektorit privat, Qeveria ofron subvencionon plotësisht për interesat e kredi marrjes dhe garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.

Nga të dhënat mbi garancinë sovrane deri më 5 qershor, nga 712 biznese që kanë aplikuar, janë miratuar 462 kërkesa. Në total bëhet fjalë për një vlerë prej 5.8 milionë lekë. Këshilli i Ministrave miratoi më 13 maj, shpërndarjen e garancisë së dytë sovrane prej 15 miliardë lekë për bankat e nivelit të dytë në proporcion me portofolin e tregut kredive.

Kjo garanci do të mundësojë huadhënien për tregtarët dhe shoqëritë tregtare për të siguruar fondet e nevojshme për kapital qarkullues dhe investime për të mbështetur rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar që është ndikuar nga situata e krijuar nga Covid-19.

https://www.facebook.com/aniladenaj.al/photos/a.623061208137524/960139964429645/?type=3&theater

SHKARKO APP