Garat me makina, “Shqiponjat” i zënë mat (VIDEO)

Garat me shpejtësi në orët e vona të natës kanë nxitur forcat “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore të ushtrojnë kontroll të papritur mbrëmjen e së martës, 7 gusht.

Nga kontrollet e ushtruara deri ne keto momente jane konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie apo gara me shpejtësi si dhe 3 drejtues mjetesh për xhama të errët.

“Duke marrë shkas nga shqetesimet e shumta të banorëve të ”Unazës së Madhe” për zhurmat e mjeteve që tejkalojnë limitet e shpejtësisë duke bërë gara me shpejtësi në orët e vona të natës si dhe rrezikun potencial që paraqesin këta drejtues mjetesh për sigurinë rrugore, u organizuan shërbime të përbashketa kontrolli nga Forca “Shqiponja” dhe Policia Rrugore e kryeqytetit, me objekt kontrolli garat me shpejtësi, përdorimi i alkoolit, xhamat e errët, posedimi i lëndëve narkotike dhe sende të tjera të paligjshme. Nga kontrollet e ushtruara deri në këto momente janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues mjetesh për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie apo gara me shpejtësi si dhe 3 drejtues mjetesh për xhama të errët”,-informon policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?