Garda bllokoi pjesëmarrjen në Kuvend, Albana Vokshi: Rama dhe Nikolla provokuan konflikt

Kaosi mbizotëroi Kuvendin e Shqipërisë, në një seancë që zgjati më pak se 2 orë.  Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, thotë se Edi Rama dhe Lindita Nikolla provokuan një konflikt. Deputetja e ka fjalën për bllokimin që Garda i bëri asaj dhe 7 deputetëve të tjerë, për të hyrë në seancën plenare.

Sipas Vokshit, Rama ka frikë nga fjala e lirë. Ajo shtoi se deputetët opozitarë janë dhunuar pa pasur asnjë vendim për t’i ndaluar ata që të futen brenda në Parlament, duke shtuar se mijëra qytetarë mbeten të pa përfaqësuar nëse deputetët nuk lejohen të futen në sallë.

Znj. Vokshi çfarë ishte kjo e sotmja dhe nga ndryshon protesta e sotme nga ajo që u organizua të shtunën? Çfarë ndryshoi sot dhe pse kështu sot?

Protesta e së shtunës ishte vetëm e para e atyre që opozita kishte paralajmëruar. Ishte paralajmëruar protesta e sotme para Parlamentit, Sot qytetarët protestuan para Parlamentit, sepse në Parlament është kryer një atentat. Një atentat ndaj parlamentarizmit.

Në cilin vend të botës ju keni parë, unë nuk kam parë në asnjë vend, që deputetët, përfaqësuesit e qytetarëve, ndalohen që të futen në institucionin që duhet të jetë i qytetarëve, i sovranit.

Unë dhe kolegët e mi përfaqësojmë jo veten tonë, por qytetarët që na kanë votuar. Si mundet që të përjashtosh deputetët e opozitës, sepse Edi Rama nuk ka qejf që të dëgjojë disa të vërteta.

Edi Rama ka frikë nga fjala e lirë. Më vjen keq që Lindita Nikolla keqpërdoret në këtë mënyrë nga Edi Rama. Të dy ata provokuan konflikt. Na dhunuan pa pasur asnjë urdhër për të na ndaluar që të futeshim në Parlament. Mijëra qytetarë mbeten të pa përfaqësuar nëse ne nuk futemi në Parlament.

SHKARKO APP