Garda e përgënjeshtroi, Salianji e tregon me foto: Ky person mbante a*rmë sot në Parlament

Deputeti i PD-së Ervin Salianji i cili sot ishte më aktivi në Kuvend, ka treguar edhe me imazhe ku sipas tij, në sallën e Parlamentit shfaqet një person që mbante armë. Ky i fundit, deklaroi Salianji nuk dihet nëse ishte punonjës i Gardës, por do të identifikohet shumë shpejt.

”Të kam dërguar dhe një video që besoj nuk ka dalë deri tani. Personi që kishte armë dhe u detyrua u largua nga kolegët e tij të Gardës pastaj nga seanca. Është i kapur nga ne aty, kishte armë në trup dhe ka dalë nga seanca. Po ua tregoj dhe me fytyrë cili është, e kemi kapur se ishte i armatosur brenda sallës së seancës plenare”,-tha Salianji në ”Opinion”.

Kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha pas seancës aspak të zakontë plenare folën për këtë gjë, por Garda në një reagim zyrtar e mohoi në formë absolute.

SHKARKO APP