Garda nuk lejon demokratët të hyjnë në godinë, Noka kapërcen kangjellat

Deputetët e përjashtuar të opozitës nuk janë lejuar të hyjnë në Kuvend ditën e sotme. Kjo ka sjellë tensione para Kryesisë, me deputetët të cilët i kërkojnë punonjësve të Gardës që të hapë derën.

“Hap derën, kush je ti që pengon deputetët”, dëgjohet të thotë Gazment Bardhi.

Nërsa Flamur Noka ka kapërcyer kangjellat dhe ka arritur që të hyjë në Kuvend.

SHKARKO APP