Garda vendos gardh me gjemba në hyrjet e Kryeministrisë
Një video e publikuar nga ”A2” tregon se Garda e Republikës ka vendosur gardh me gjemba në hyrjet e Kryeministrisë. Gardhi është ngritur pas dyerve, për të parandaluar çdo avancim të mëtejshëm të protestuesve të revoltuar.
Përpara Kryeministrisë ka herë pas here përpjekje të qytetarëve për të hyrë brenda godinës, por Garda reagon duke hedhur gaz lotsjellës.
Deri më tani raportohet për gjashtë persona të lënduar, ndërkohë që palët politike kanë reaguar duke akuzuar njëra-tjetrën për dhunë në protestë.
KOHA JONË SONDAZH

