Gardës i shtohet tjetër përgjegjësi, do të mbrojë kreun e ILD-së, Artur Metanin

Kreu i Inspektoriatit të Lartë i Drejtësisë i cili u zgjodh në këtë detyrë pak javë më parë, Artur Metani do të mbrohet nga efektivët e Gardës së Republikës

Me anë të një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare konstatohet Garda duhet të ruajë dhe të mbrojë me truprojë, oficer dhe nënoficer Metanin.

Ndërkohë këtë vendim e ka për detyrë ta zbatojë  Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës  së  Shqipërisë.

Kjo është një përgjegjësi shtesë ndaj Gardës së Republikës së Shqipërisë e cila me një VKM të vitit 2017, ka në ruajtje të gjithë drejtuesit dhe godinat e institucioneve të reja të drejtësisë.

SHKARKO APP