Gardisti e qëllon me pistoletën e punës bashkëshorten e tij

Ka qenë ora 07;10 e mëngjesit, kur policia e Tiranës është lajmëruar për një ngjarje të rëndë në Kombinat. Gardisti Admir Dervishi kishte qëlluar më armën e punës së tij bashkëshorten. 28 vjeçarja është plagosur nga i shoqi pas një sherri në familje.

Ndërroi jetë në spital I. Dervishi, 28 vjeçarja e cila u plagos nga bashkëshorti i saj mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Nga informaiconet e policisë mes Admir Dervishit, 29 vjeç punonjës i Gardës dhe bashkëshortes së tij “ka pasur konflikt për shkaqe xhelozie”.

Policia ndaloi bashkeshortin e saj Admir Dervishi si autor të dyshuar.

Policia njoftoi se “ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, bashkeshortin e saj , shtetasin Admir Dervishi, 29 vjeç, Punonjës i Gardës. Nga hetimet paraprake dyshohet se arsyje e kësaj ngjarje është konflikt në familje”

SHKARKO APP