Garë e fortë në Lezhë mes kandidatëve të PS, kurse nga PD-ja më i votuari është Mark Marku

Pas finalizimit të numërimit të votave për subjektet politike, tani po numërohen votat për kandidatët. Në Lezhë procesi po vijon pa probelem, ku deri më tani janë numëruar 107 qendra votimi nga 249 që janë gjithsej, ku më i votuari i listës së PD-ja rezulton të jetë Mark Marku me 3559 vota preferenciale, i ndjekur nga Agron Gjekmarkaj duke marrë 1858 vota deri tani. PD ka mundur të marrë në këtë qark 4 mandate.

PS-ja ka mundur të sigurojë 3 mandate, ndërsa gara është e fortë mes socialistëve. Surprizë në votat preferenciale është se Gentjan Malotaj, i cili renditet i katërti rezulton barazim me vota preferenciale me drejtuesen e qarkut Lindita Nikolla, duke marrë nga 3251 vota secili. Më pas renditet Eduart Ndreca me 3104 vota.

Edhe pse nuk arriti të merrte asnjë mandat në qarkun e Lezhës, në listën e LSI më i votuari është i pari i saj, Viktor Tushaj duke marrë 1417 vota preferenciale deri tani. Në Lezhë kandidonte edhe Jozefina Topalli e para në listën e Lëvizjes për Ndryshim, por edhe pse është numëruar gati gjysma e qendrave të votimit, ajo ka mundur të sigurojë vetëm 34 vota.

SHKARKO APP