”Garë e vështirë me Veliaj”, Biberaj: Tiranën do e fitojë PD-ja

Edhe pse PD-ja pritet që të shkojë në zgjedhjet lokale të 14 majit me dy grupe, të paktën deri më tani gjuha e përbashkët që të dilnin me një kandidat nuk është gjetur.

Anëtari i Këshllit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj thotë se gara ndaj kryebashkiakut, Erion Veliajt do të jetë e vështirë, por Tiranën do ta fitojë PD-ja. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, Biberaj tha se Veliaj është tej i konsumuar.

”Unë kam bindjen dhe garancinë që ne do ta fitojmë garën për Bashkinë e Tiranës. Është i tej konsumuar, duket sikur ka pushtetu sepse ka para, por qytetarët e Tiranës, mendoj që do t’i tregojnë vendin, do të reagojnë”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?