Garo: Këto zgjedhje janë për fëmijët tanë, ndaj votoni që të ri-sjellim shpresën në Shqipëri
Partia Demokratike deklaron se zgjedhjet parlamentare nuk janë për politikanët, por për fëmijët tanë.
Nga foltorja e selisë blu, zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo, u shpreh se me 25 Prill të gjithë duhet të votojmë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën në mënyrë që të ri-sjellim shpresën në Shqipëri.
“Këto zgjedhje nuk janë vetëm për ne. Janë për të ardhmen e fëmijëve tanë! Fëmijëve tanë, të cilët duan të jetojnë në një vend ku liderët e tij admirohen dhe frymëzojnë. Fëmijëve tanë, të cilët duan të marrin një edukim cilësor që do t’i lejojë ata që të pranohen nga çdo universitet që ata zgjedhin të ndjekin. Fëmijëve tanë, të cilët duan të dinë me siguri se në fund të studimeve të tyre universitare, ata do jenë në gjendje të gjejnë një punë të përshtatshme në bazë të degës që kanë zgjedhur. Fëmijëve tanë, të cilët duan të dinë që ata mund të vazhdojnë të jetojnë pranë prindërve të tyre e të mos detyrohen të largohen drejt një vendi të huaj, sepse nuk kanë të ardhme në vendin e tyre. Fëmijëve tanë, të cilët ne thjesht duam që të zgjohen çdo mëngjes në një Shqipëri të re plot shpresë. Me 25 Prill të gjithë do të votojmë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën që të ri-sjellim shpresën në Shqipëri. Shqipëria fiton”, u shpreh zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo.