Gati 1 milion të prekur në të gjithë botën

Pandemia e Covid-19 ka prekur pothuajse gati 1 milion njerëz. Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins, numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 48,284 ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 951,901. Të shëruar deri tani janë 202,342 pacientë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 216,722 ndërsa të vdekur janë 5,115. Nga ana tjetër, Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 13,155 viktima. Kurse në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 16 dhe janë 277 të infektuar.

SHKARKO APP