Gati 20 mijë të burgosur do dalin nga kampi Al-Hawl. Po shqiptarët?

Shenja pozitive vijnë nga kampi burg i Al-Hawl në Siri, ku autoritetet kurdo-siriane kanë bërë me dije se kanë nisur përgatitjet për lirimin e 20 mijë civilëve, të afërm të luftëtarëve sirianë apo të ardhur nga zona të kontrolluara më parë nga ISIS.

Kampi famëkeq u bë i njohur në Shqipëri falë reportazhit të Le Iene për të miturin shqiptar, Alvin Berisha, i cili pas shumë përpjekjesh të autoriteteve italiane u bë e mundur të nxirrej prej aty.

Në pikëpyetje është se çfarë do të ndodhë me shqiptarët në këtë kamp, duke qenë se ata nuk do të jenë më përgjegjësi e autoriteteve lokale siriano-kurde.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pak ditë më parë ishte në një vizitë në Liban ku qëllimi i vizitës së tij ishte pikërisht çështja e riatdhesimit të shqiptarëve të bllokuar në kampin-qytetet të çadrave në Al-Hawl.

SHKARKO APP