Gati 3 mijë qytetarë të gjobitur për maskën

Sa vjen dhe Policia e Shtetit shton gjobat ndaj qytetarëve që kapen pa maska në rrugë. Për 48 orët, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2986 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, 2958 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 530 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë: 1 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Sarandë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 24 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

SHKARKO APP