Gati dosja për ekstradimin e Gëzim Çelës nga Kosova, ishte në kërkim që prej vitit 2014 për…
Prokuroria e Posaçme ka gati dosjen për procedurat e ekstradimit të Gëzim Çelës nga Kosova. Çela është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, ishte në kërkim që prej vitit 2014 për trafik të lëndëve narkotike.
Ai tentoi të trafikonte në atë kohë kokainë nga Kosova në Shqipëri, teksa në banesë iu gjetën 207 kg kanabis, 22 kg heroinë, 500 gramë kokainë dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme.
Për këtë episod ai është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg nga ish-Krimet e Rënda. SPAK e konisderon përgjegjës në rol drejtuesi, edhe në rastin e trafikut të kokainës goditur në Gusht të këtij viti.
Çela bashkë me anëtarë tjerë të grupit tentuan të këmbenin kanabis me kokainë në det me anë të një mjeti lundurese të nisur nga Lugina e Patokut.