Gati gjysma e mësuesve me Covid-19, mbyllet shkolla në Kavajë, fëmijët: Mësimi vazhdon online

Shkolla e fshatit Blerimaj në Durrës ka mbyllur dyert e saj prej një jave dhe tashmë mësimi po zhvillohet online. Shkak është bërë fakti se gati gjysma e mësuesve të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

4 mësuesit e infektuar janë karantinuar dhe mësuesit e shkollës ku mësojnë rreth 50 nxënës do të vazhdojë mësimin në internet për një periudhë të pacaktuar kohore.

Fëmijët e kësaj shkolle thonë se mësuesit nuk janë banorë të kësaj zone, ndërsa shprehen se pavarësisht se po përpiqen të mësohen presin me padurim të rinisin mësimin në bankat e shkollës.

“Është mbyllur shkolla, kanë dalë mësuesit me koronavirus. E bëjmë mësimin online. Në shkollë është më mirë. Në Shkollë janë 50 nxënës. Kemi një javë që nuk shkojmë në shkollë. 9 Mësues ka shkolla”, shprehen disa nga nxënësit e shkollës Marinaj.

Gati gjysma e mesuesve me Covid-19, mbyllet shkolla ne Kavaje, femijet: Mesimi vazhdon online

/abcnews.al

SHKARKO APP