Gati për hapin e dytë në BE! Kryenegociatorja Dhuka: Çështje javësh nis kapitulli i dytë

Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në, në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu tregon se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë nga çelja e kapitullit të parë me BE.

Po ashtu ajo tregon se kur Shqipëria do të jetë gati për të avancuar me çeljen e kapitujve të tjerë.

Do të ishte me interes të kuptonim se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë nga çelja e kapitullit të parë me BE-në?

Majlinda Dhuka: Grup kapitulli i njohur ndryshe në gjuhën e negociatave si themeloret është grupi i parë i kapitujve më i rëndësishmi në të gjithë. Është ky grupi kapitujve që hapet i pari dhe mbyllet i fundit dhe përcakton shpejtësinë në progresin me negociatat për anëtarësim në familjen europiane.

Ky grup kapitujsh përmban 5 kapituj dhe 3 kritere shumë të rëndësishme të funksionimit të një demokracie, institucioneve publike me në qendër shërbimet publike për qytetarët. Janë çështje me funksionimin e parlamentit, procesin zgjedhor, shoqërinë civile dhe njëkohësisht shërbimet publike, sistemin e drejtësisë dhe dhënien e drejtësisë për qytetarët me cilësi dhe shpejtësi e çështje të tjera me rëndësi të tillë. Në këtë kuptim në kuadër të negociatave për tu bërë pjesë e familjes europiane Shqipëria ka marrë një sërë angazhimesh në këtë grup kapituj duke qenë se ka hartuar tre udhërrëfyes që janë harta me hapat që duhet të hedhë vendi deri sa të jetë anëtarë i familjes europiane.

Tashmë këto angazhime janë të rëndësishme me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët. Në qendër të tyre është përafrimi standarteve me BE dhe modernizimi shërbimeve për qytetarët. Unë do të sjell për ju disa shembuj të këtyre reformave ose nismave.

Së pari do të flas për sistemin e drejtësisë dhe shërbimin për qytetarët në sistemin e drejtësisë. Si pjesë e këtyre angazhimeve do të jetë ngritja e një sistemi dixhital të menaxhimit të çështjeve gjyqësore që do të lehtësojë procedurat gjyqësore aksesin e qytetarëve në procedurat gjyqësore dhe njëkohësisht do të shkurtojë kohën për procedurat gjyqësore dhe vendimet.

Ju e dini që ne kemi sfida në listën e pritjes për çështjet penale më pak dhe më shumë për çështjet civile dhe ato administrative në gjykatat tona. Zhvillime të tilla kanë rëndësi për të përmirësuar standardet europiane dhe standarde ndaj qytetarëve.

Një tjetër shembull që unë do të sjell në kuadër të angazhimeve për negociatat është i lidhur me të drejtat e pronës. Shqipëria ka bërë progres në të drejtën e pronës dhe shërbimet kadastrale e sidomos modernizimit të tyre e shërbimeve në E-Albania. Por ne kemi ende angazhime për të ofruar standardin europian.

Këto janë të lidhura me hartat dhe kartelat me dixhitalizimit e tyre me standardin europian drejt një shërbimi kadastral të dixhitalizuar. Edhe këtu Shqipëria ka marrë një numër angazhimesh për 3 deri 5 vitet që vinë të cilat presim të tranformojnë radikalisht shërbimet e provave dhe ato kadastrale në favor të qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve e kështu me radhë.

SHKARKO APP