“Gati për Shqipërinë”, studentët ekselentë do punësohen me kontrata 1-vjeçare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, bëri me dije pas mbledhjes së Qeverisë se të rinjtë ekselentë, të përzgjedhur nga nisma e qeverisë “Gati për Shqipërinë” do të mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet.

Ndër të tjera Muzhaqi theksoi se po ashtu se kjo nismë nuk është e përkohshme, por do të vijojë edhe në të ardhmen.

“Nisma ‘Gati për Shqipërinë’ ka qenë proces disa mujor, kemi zhvilluar një sërë intervistash me të rinjtë që kanë aplikuar. Sot kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë t’i përfshijmë ata si pjesë të administratës. Pjesa e parë për studentët ekslentë, jo vetëm ata në Shqipëri, por dhe jashtë do mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, duke përfshirë dhe ministritë. Kjo nuk është nismë e përkohshme, do e vijojmë në të ardhmen më tej, do ngrihen qendrat ekselencës ku do të përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur idetë e tyre për projekte të ndryshme. Ne do vijojmë procedurat me të gjithë aplikuesit që janë përzgjedhur nga nisma ‘Gati për Shqipërinë’”, tha ajo.

SHKARKO APP