“Gati për Shqipërinë”, zv.ministrja e Arsimit: Nuk hyn në lojë miku, as larg qoftë arkat e peshkut për një vend pune

Zëvendësministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, e cila është edhe koordinatorja e nismës ‘Gati për Shqipërinë’, ka dhënë disa të dhëna në lidhje me numrin e aplikuesve në këtë platformë.

Zëvendësministrja Muzhaqi gjatë konferencës ka ironizuar ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua për korrupsion, pasi kishte premtuar një vend pune.

Jam një shqiptare e kthyer nga jashtë për të kontribuar këtu në vendin tim. Jam e lumtur të them se ka pasur shumë interes nga të rinj dhe të reja. Ky program do të jetë i hapur pa afat. Çdo aplikim do të konsiderohet me shumë interes. Deri dje janë regjistruar 701 aplikime nga fusha më të ndryshme, ku kryeson fusha ekonomike, juspridenca, mjekësia, shkenca e teknologjisë së informacionit etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

51% e aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë. Kanë marrë pjesë 483 aplikues gjatë dëgjesave me kryeministrin. Kmei realizuar takimet e para me 70% të aplikuesve. Po planifikojmë hapësirat e përfshirjes për të siguruar konceptin e nëpunësit digjital. Ky ka qenë një format aplikimi, ku nuk hyn në lojë, as partia, as miku, as larg qoftë arkat e peshkut,” – tha Muzhaqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?