Gati shkaktoi tragjedi, Ajas Sulejmani përdorues i dy llojeve të drogës

Aksidenti në ”Rrugën e Kavajës”, ka marrë vëmendjen e të gjithëve. 39-vjeçari Ajas Sulejmani sipas ”Tv Klan”, del të jetë përdorues i dy lëndëve narkotike, të kanabisit dhe drogës sintetike metamfetaminë.

Para hetuesve, shoferi i cili përplasi me makinën e tij teksa po kalonin vijat e bardha bashkëshortët Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajshe, pretendon se lënda narkotike nuk është shkaku dhe se ai ka qenë duke lëvizur me rreth 40 kilometër në orë.

“Para semaforit frenova, por makina nuk ndali dhe nuk munda ta evitoja”,-tha 39-vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?