Gati shkolla e re “Bashkim Fino”, Veliaj: Më 12 shtator hap dyert

Në 12 shtator, mes 12 shkollave të reja që do të hapen në nisje të vitit të ri shkollor, është dhe shkolla “Bashkim Fino” në Njësinë 2. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili bëri inspektimin e fundit përpara se shkolla të presë 1100 nxënës pas pak ditesh, tha se kryeqytetit i shtohet një xhevahir tjetër.

Është vërtet një xhevahir për Njësinë 2. Kur mendoj se mësimi me dy turne ka qenë problem që kur ishim ne fëmijë, më vjen mirë që për herë të parë këtë vit nuk do të flitet më për shkollat me dy turne. Kemi ndërtuar një shkollë me 1100 nxënës kapacitet, plus 150 parashkollor, praktikisht kemi zgjidhur jo vetëm problemet e të kaluarës dhe të tashmes, por edhe të ardhmes. Pra kemi lënë një hapësirë që mund të amortizojë edhe prurjet demografike të njësisë,” u shpreh Veliaj.

Veliaj tha po ashtu se mesazhi që vjen nga kjo shkollë, që mban emrin e një njeriu të madh si Bashkim Fino, që bashkoi shqiptarët edhe në ditët më të këqija.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?