Gati të shtohet një tjetër datë pushimi, Besëlidhja e Lezhës festë zyrtare më 2 mars

Këshilli i Ministrave ka dhënë dritën jeshile që 2 marsi të futet në kalendarin e festave zyrtare. Ky amendament në ligjin erdhi nga deputeti socialist Eduard Ndreca, i cili ka propozuar që në këtë kalendar të futet edhe data që shënon përkujtimin e Besëlidhja së Lezhës në 2 marsin e 1444. Dakordësinë e qeverisë e konfirmoi kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila u shpreh se votimi final i këtij akti do të bëhet në një mbledhje tjetër. Kjo është hera e parë që në kalendarin e festave zyrtare futet një ngjarje historike përtej krijimit të shtetit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?