Gati u përlesh me Braçen në Kuvend, Salianji: Një pyetje i bëra, pse i dogji?

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka sqaruar debatin ose më saktë tentavitën për përleshje në Kuvend me deputetin e PS, ish-zv/kryeministrin Erjon Braçe. Në emisionin “Frontline” në News24, ai tha se e gjitha nisi pas pyetjes që i bëri lidhur me daljen e përgjimeve të Braçes në hetimet për biznesmenin Rezart Taçi.

Salianji u shpreh se ato pamje nuk janë normale dhe që nderojnë, por deklaroi se politikanët duhet të japin llogari për të gjitha përgjegjësitë e tyre në raport me qeverisjen dhe qytetarët. Salianji i bëri thirrje SPAK-ut që t’i shkojë deri në fund kësaj.

“Unë kisha vetëm një pyetje: A je ti zv/kryeministri? Kaq. Pse i djeg. Përgjimi është i tetorit, por paratë kanë kaluar në korrik. Nëse është ky zv.kryeministri apo është zv. kryeministri aktual që tha zotëria janë të po të njëjtës qeveri. Ai më faktoi atë që unë pyeta. Unë e gjeta kush është zv/kryeministri. Është të paktën ky aktuali”, u shpreh deputeti i PD-se.

SHKARKO APP