Gatimet tradicionale për fundvit, Gjirokastra preferon qingjin

Gjeli i detiti është mbreti i tavolinës në Vitin e Ri, por në Gjirokastër, familjet preferojnë të kenë në tryezë mishin e qingjit.

“Blerjet nuk janë siç kanë qenë në vitet që kemi lënë mbrapa, deri diku edhe ky vit është vit i mbarë, ka pasur prodhim për arsye se ka pasur produkte, qoftë misër, qoftë jonxhë, kemi pasur dhe kemi pasur natyrisht qoftë edhe çmimi nuk duhet të ishte i lartë për arsye se kanë qenë këto produkte të lira”,-Melsi Prifti.

“Gjirokastra ka traditën e qengjit për Vitin e Ri, nuk jemi p.sh si Myzeqeja që ka gjelin, në Gjirokastër qengji është në tavolinë me domosdo, në çdo tavolinë Gjirokastrite përdoret qengj”,-shtoi ai.

Vitet e fundit ka ardhur në rritje preferenca e familjeve gjirokastrite për ti festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në mënyrë tradicionale.

SHKARKO APP